Këngëtari i njohur Lorenc Hasrama disa javë më parë zbuloi se është në një lidhje dashurie me një vajzë, identitetin e së cilës akoma nuk e ka bërë publike. Mirëpo mes duket lidhja e tyre është serioze dhe këtë gjë e ka treguar vet ish-banori i “BBV” ditën e sotme gjatë një interviste për emisionin “Wake Up”.
Lorenci tha se vajza në fjalë ka edhe një unazë në gisht, duke treguar kështu që çifti janë fejuar me njëri-tjetrin.
“E ka një unazë në gisht. S’ka plane për dasmë tani. Ajo thotë që është fansja ime më e madhe. Nëse kemi një problem është ky, sa herë dëgjon një këngë timen, unë e ndërroj direkt. Unë nuk i dëgjoj këngët e mia. Kur doli ‘Hëna’ ma dha direkt atë ndjesinë, tani nuk e dëgjoj”, tha këngëtari.
Këngëtari ishte një ndër banorët e “Big Brother Vip”, i cili bëri një bujë të madhe për romancën me Keisi Medinin.
Teksa ishte në një lidhje dashurie jashtë shtëpisë, ai nisi të afrohej dhe të flirtonte me vajzën e Sabianit me të cilën kishte pasur një romancë, si edhe të xhelozonte për lidhjen e saj me Krist Aliajn.
Por të dy vendosën të shkëputeshin nga njëri-tjetrin dhe Lorenc Hasrama i kërkoi falje partneres.
Gjithçka nga jeta e tij private është preferuar që të mbahet një sekret, madje edhe ceremoninë e fejesës, duke vendosur ta jetojnë këtë dashuri, larg syve të publikut.