Dita e sotme shënoi rikthimin e Kiara Titos në studiot e “Top-Channel”, si moderatore e rubrikës “Fun Club” të DWTS, spektaklit më të përfolur të momentit.
Sigurisht, krah Kiarës gjithë kohën ka qenë Luizi, partneri i saj, i cili ka ndarë disa momente me ndjekësit e tij nga prapaskena.
“Zot, kush do ma shndrrisi televizorin sot” – shkruan Luizi, teksa Kiara është duke u bërë gati për daljen e saj në skenë.
Nga ana tjetër, pas përfundimit të transmetimit, një surprizë e këndshme ka ardhur për Kiara Titon – një dron nga mbështetëset e saj ( #strateget ) , ku shkruajnë: “Pranë teje, kudo dhe kurdo. Të kemi zemër”
Suksese Kiara, në rrugëtimin e ri! 🙂