Ditën e sotme ka nisur transmetimi i “Fun Club”, nën moderimin e Kiara Titos, program i cili do të funksionojë si një forum ku do të diskutohen të pathënat e DWTS.
Gjatë programit Kiara zbuloi se këtë vit edhe publiku do të bëhet pjesë e spektaklit, jo vetëm me vota por edhe me kërcime. Për kërcimin më të mirë të javës në “live” do të hapet një sfidë, ku publiku do të postojë kërcimet e tyre në atë disiplinë dhe fituesit do të marrin bileta për të ndjekur “live” në skenë DWTS.
“Do t’a nis me këmbën e mbarë. Do t’a kap Luizin mat kur të jemi në shtëpi dhe do bëjmë një tango sensuale” – tha Kiara, duke qenë se kërcimi i kësaj jave për sfidën është tango. Dhe gjejeni pak? Ia doli. Kiara e zuri ‘mat’ Luizin.
Pasionantë, spontanë dhe pa prova, për ju Kiara dhe Luizi në një tango:
Me sa pikë e vlerësoni çiftin? 😉