Luiz Ejllin ky BBV, nuk e njohu vetëm me dashurinë e jetës, por edhe me një shok mjaft të mirë. E kemi fjalën për Elvis Pupën.
Dyshja Visi-Luiz është shumë e preferuar për publikun me batutat dhe humorin e tyre. Përpos kësaj, ata e kanë shfaqur kudo mbështetjen e pakushtëzuar ndaj njëri-tjetrit.
Së fundmi, ka qenë Luizi ai që ka shprehur mbështetjen e tij për Visin në DWTS, ku ai garon së bashku me Jorën, balerinën profesioniste. “Mbështes vetëm Elvisin ” – tha Luizi në premierën e hapjes së DWTS, ku ishte i ftuar special.
Nisur nga miqësia që ata kanë me njëri-tjerin, rrjeti është bërë kurioz edhe për marrëdhënien mes bashkëshoretve të tyre, Kiarës dhe Belinës, e për këtë është pyetur vet Belina Pupa, e cila ka thënë:
“Si rrallëherë po marr pak minuta t’i përgjigjem pyetjeve të tilla pasi i bëni në çdo ask! Gjatë verës për shkak të angazhimeve të të dyja palëve, nuk kemi pasur mundësinë të njihemi më shumë, do t’a rekuperojmë së shpeiti. I jam mirënjohëse për dashamirësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme! Suksese në rrugëtimin e ri Kiara!” – duke lënë të kuptohet që ende nuk janë takuar, por gëzojnë respekt për njëra-tjetrën.