Vetëm pak orë na ndajnë nga premiera absolute e shumëpritur e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku Luiz Ejlli interpreton së bashku me Olta Gixharin si protagonistë.
Ndërkaq, kurioziteti i njerëzve për Luizin dhe Kiarën vazhdon, e bashkë me to edhe komentet ‘tendencioze’. Kështu, edhe pse Luizi dhe Kiara shfaqen kudo krah njëri-tjetrit, e aq më tepër në momente të rëndësishme për secilin nga të dy, ndjekësi sërish nuk ka ngurruar të pyesë Luizin nëse do të jetë Kiara krah tij në premierë.
Këtij komenti, vet Luizi i është kthyer, duke iu përgjigjur: “Jo vetëm nesër, por edhe në Hënë nëse shkoj, Kiara do të jetë gjithmonë në krahun tim dhe unë të sajin. Zoti t’a shtoftë inatin ty, atyre që ke përreth, dhe të gjithë atyre që e kanë shpirtin dhe zemrën si ti.”
Pra, edhe për ata që pyesin nëse Kiara do të jetë në premierë krah Luizit, përgjigjja është – Po!