Ndërsa zhurma e ndarjes së Olsi Bylykut dhe Egli Takos ka vazhduar, kjo për shkak të projekteve të fundit muzikore të Olsit, ky i fundit ka nisur një lidhje të re dashurie.
Prej 4 muajsh, Olsi Bylyku është në një lidhje dashurie me gazetaren Denada Lura, e cila punon në “RTV Klan”, pjesë e të cilit ishte dhe aktori Olsi Bylyku deri në përfundimin e kontratës me spektaklin e humorit, “Klanifornia”.
Burime bëjnë me dije se çifti Olsi-Denada kanë 4muaj që po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, ndërsa gjatë verës ajo është parë shpesh në lokalin e aktorit në Korçë.
Jo vetëm kaq, por gazetarja ndjek edhe nënën dhe motrën e Olsi Bylykut në rrjete sociale, si për të konfirmuar zërat e lidhjes mes tyre.
Epo, urime Olsit dhe Denadës! 🙂