“Në kuadër të dashurisë”, filmi i parë i Top Channel Films, u shfaq sot në Pallatin e Kongreseve.
Një numër i lartë adhuruesish të aktorëve u mblodhën në ambientet e pritjes, teksa shumë të emocionuar takuan dhe bënë foto me aktorin e tyre të preferuar.
Sara Hoxha e cila në prodhimin kinematografik luante rolin e Arias, pas mbërritjes në organizim zbuloi më shumë detaje nga prapaskenat e xhirimit.
Ajo u shpreh se me personazhin që luan në film ka ngjashmëri në karakter, për këtë arsye nuk e ka pasur të vështirë. I vetmi problem që ka pasur kanë qenë kamerat e xhirimit, kështu u shpreh aktorja.
Ndërsa Jori Delli, e cila luante si vajza e aeroportit në prodhimin e Top Channel “Në Kuadër të Dashurisë” ka zbuluar disa detaje nga filmi.
Në një intervistë për Blendi Salaj, nga tapeti i kuq në Pallat të Kongreseve, ku po parakalojnë VIP-at tanë, Jori u shpreh se ajo është lidhja mes fillimit dhe përfundimit të filmit, që shërben si element për një part 2.
“Pjesa finale e filmit është lidhja… Pra ashtu sikurse fillon, ashtu edhe mbaron filmi, kështu që kapitulli i fundit mund të japë hapsirë për një pjesë të dytë. Nuk di nëse mund të jap më shumë spoilera”- tha Jori.
Në atë moment ka ndërhyrë DeaMishel, e cila tha: “Dua ta shpëtoj përpara se të bëjë ndonjë spoiler dhe të hajë ndonjë gjobë.”
Diçka të ngjashme zbuloi dhe Eni Shehu lidhur me personazhin e tij, Damianon. Ndërsa tregoi se roli i tij ishte episodik, ai u shpreh se ndoshta do ketë më shumë hapsirë në pjesën e dytë.
Po! E lexuat mirë! Me sa duket, do të ketë edhe një pjesë të dytë! 🙂