Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” rezultoi një sukses i vërtetë. Me një super ceremoni hyrjeje me tapet të kuq dhe një film për plot 120 minuta, ashtu si u premtua nga produksioni, të gjithë dolën nga salla të buzëqeshur.
Eventi mblodhi bashkë gjithë showbizin dhe familjen e madhe të “Top-Channel”. Të gjithë ishin aty për të suportuar filmin e “famshëm” dhe shtëpinë e tyre në këtë kapitull të ri që nisi ditën e sotme.
Të gjithë…përveç Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj. Çifti nuk u pa të kalonte në “tapetin e kuq” dhe gjithashtu në premierë.
Si të mos mjaftonte kjo, moderatorja është “zhdukur” dhe nga rrjetet sociale, duke mos postuar asgjë në Instastory dhe mbi të gjitha asnjë mbështetje apo urim të përzemërt nga ana e Arbanës, siç jemi mësuar t’a shohim në çdo lançim të ri të televizionit, duke ‘bojkotuar’ kështu totalisht eventin e shumëpërfolur.
Sigurisht që kjo i ra në sy çdokujt dhe në rrjet është ngritur një pikëpyetje e madhe përsa i përket këtij qëndrimi të Arbanës dhe Eduartit. Shumë komentues e lidhin mungesën e moderatores me debatin që thuhet se ajo ka pasur me Luiz Ejllin dhe produksionin për rolin e opinionistit në sezonin e ardhshëm të BBV, për të cilin ajo ka kundërshtuar që pozicioni të zihet nga Luizi, gjë që u aludua edhe më shumë kur Luizi mori vendimin e papritur të heqë Arbanën dhe Eduartin nga Instagrami.
Na mbetet veçse të presim për një reagim nga Arbana ose produksioni.