Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” që u shfaq mbrëmjen e djeshme, la pas shumë komente dhe ‘zhurmë’ në rrjet, një ndër të cilat ishte edhe Sara Hoxha.
Ndryshe nga ç’jemi mësuar t’a shohim gjithmonë, të qeshur dhe solare, këtë herë Sara Hoxha në tapetin e kuq por edhe gjatë premierës u duk paksa e mërzitur dhe e ‘ngrirë’ dhe kjo nuk kaloi pa u vënë re.
Shumë komentues nisën të ngrenë ‘hipotezat’ e tyre, ku disa thonë se u mërzit për shkak të incidentit me fustanin, e disa të tjerë prej mungesës së Ledri Vulës në premierë.
Lidhur me këtë ka folur vet Sara Hoxha. Në një reagim të fundit në Instastory, ajo ka zbuluar se po – “ishte e ngrirë”, dhe arsyeja është se ajo ka bërë botox rreth zonës së buzëve, gjë që i pengon buzëqeshjen si zakonisht.