Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua se çfarë ndodhi në prapaskenë gjatë premierës së djeshme të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.
Gazetarja e Top Albania Radio, Albana Ruçi realizoi disa intervista, duke “shuar” disa kuriozitete të momentit lidhur me protagonistët e filmit.
“Unë e pyeta Luizin nëse ka në plan të sjellin ndonjë fëmijë apo janë të vërteta lajmet, por ma anashkaloi siç di ai. Ai më tha që janë gjëra portalesh, por mendoj që hedhja direkt në sulm mund të fshihte diçka. Aq më tepër edhe fustani pala-pala i Kiarës që fshihte barkun”, tha ajo.
Po ju si mendoni, ka të drejtë Albana duke marrë parasysh që edhe në nisjen e emisionit “Fun Club”, Kiara kishte veshur një fustan të ngjashëm në pjesën e barkut.