Sara Hoxha është një personazh mjaft interesant, karriera e së cilës vijon të mbetet në ngjitje. Edhe pse e njohur më parë si blogere dhe si bashkëshortja e Ledri Vulës, mund të thuhet që profesionalisht Sara është një zbulim i “Top-Channel”.
Për herë të parë si pjesë e televizionit, Sara u bë pjesë e kastit të DWTSA 1, prej nga doli edhe fituese dhe arriti të rrëmbejë zemrat e publikut.
Së fundmi, ajo ka marrë pjesë në filmin “Në kuadër të dashurisë”, në një rol mjaft kyç të filmit (Aria), gati protagoniste, si motra e Olta Gixharit.
Në një intervistë ekskluzive që Sara ka dhënë për “Top-Channel”, ajo është pyetur nëse formati i radhës ku do të marrë pjesë është BBV, një pyetje shumë e diskutuar në fakt në rrjet sa i takon Sarës.
Përgjigjja e saj? “Jo, jo nuk e kam synim fare BBV”- është shprehur Sara mjaft e prerë në përgjigjen e saj.
Kështu që, për të gjithë ata që e kanë lakuar emrin e Sarës si banore të BBV 3, ju informojmë që Sara Hoxha nuk do të jetë pjesë e tij.