Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” la pas shumë situata të cilat vijojnë të komentohen në rrjet.
Një ndër to është edhe fustani i Dea Mishel. Ajo u kritikua, pasi në një moment i dolën të brendshmet teksa zbriste nga makina, ndërsa fotoja bëri xhiron e rrjetit dhe të portaleve.
Lidhur me këtë, ka reaguar Dea Mishel e cila në një Instastory me foton e këtij lajmi shkëptur nga një portal, shkruan: “Të gjithë mund të më puthni b*thën. Meqë keni shumë qejf të flisni për këtë“.
Më pas, me anë të një postimi tjetër moderatorja e “Influencer”, shpjegon se ato nuk ishin të brendshme por korse, ndërsa fustani është një nga modelet më të përdorura nga yjet e showbizit botëror si Bella Hadid, Dua Lipa, Kendall Jenner apo Beyoncé, që Dea i ka nxjerrë në Instastory, teksa shkruan:
“Nuk ishin mbathjet ishte korse. Ja bota e haute couture. Emancipohuni ose ikni nga këtu se nuk do merremi vesh kurrë bashkë.”