Kanë kaluar dy ditë nga shfaqja e premierës absolute të “Në kuadër të dashurisë”, e zhurma që vijon të shkaktojë në rrjet ende nuk është ndalur.
Kurioziteti i ndjekësve është për dy protagonistët e filmit, e aq më tepër për marrëdhënien mes tyre, duke ditur gjithë tensionet që ata kanë pasur me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së BBV, dhe jo vetëm.
Së fundmi, është publikuar një nga intervistat ekskluzive të Luiz Ejllit pak para premierës, ku është pyetur për Olta Gixharin dhe aktorët e tjerë të filmit.
Ndërsa Luizi është ndalur pak më tepër të Olta, për të shpjeguar për fansat e tij dhe për të shuar kuriozitetin e tyre, duke thënë:
“Me Oltën në fillim e nisëm me inatet e Big-ut që kishim, por më pas e kuptuam që gjithçka mbaroi. Nuk është se u bëmë shokë, nuk kemi qenë ndonjëherë. Thjesht, ishim në film, e menduam që është diçka shumë më madhe se sa disa zënka që kemi pasur, është diçka e madhe po bëhet (ëë)….” – ndërsa në këtë moment ka ndërhyrë menjëherë Kiara duke i ndërprerë fjalën Luizit, ndërsa shprehet:
“Shiko, Luizi di t’i bëjë shumë mirë ndarjet midis punës edhe marrëdhënieve. Kështu që, këta janë të gjithë aktorë profesionistë dhe aty kanë dhënë të gjithë maksimumin, me sa më ka treguar dhe Luizi.”
Ky moment është bërë mjaft viral në rrjet, dhe nuk ka kaluar pa u vënë re, ndërsa disa fansa shprehen se Kiara duket ‘paaaak xheloze’, të paktën nisur nga qëndrimi i saj gjatë kohës që Luizi nisi të flasë për Oltën e shumë të tjerë e kanë parë si komik këtë moment.
Sidoqoftë, Kiara të kuptojmë, motër! 😉