Të hënën mbrëma u mbajt premiera e madhe dhe e shumëpritur e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Në tapetin e kuq parakaluan aktorët protagonistë të filmit si dhe persona të tjerë të njohur të ekranit. Në premierë, Luiz Ejllin e shoqëronte partnerja e tij, Kiara Tito, ku të dy shkëlqyen.
Së fundmi, moderatorja e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi të realizuara në tapetin e kuq. Krahas këtyre pozave, ajo shkruan se ‘filmi ishte i bukur’ dhe thotë se është krenar për Luizin.
Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komplimente, por komenti më i bukur dhe i veçantë që mori menjëherë vëmendjen e të gjithëve ishte ai i këngëtarit të dashur për publikun.
“1 milion foto më janë bërë mbrëmë, por vetëm ato ku unë jam me ty shkëlqej. Të paça o dritë diellit”, ka shkruar fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.