E gjithë vëmendja gjatë premierës së filmit i takoi pikërisht fituesit të BBV Luiz Ejlli.
I thjeshtë dhe shumë falenderues ishte ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur dhe që vazhdojnë ta mbështesin.
Jo pak herë gjatë premierës së filmit në të shumtën e rasteve harronte të intervistohej pasi falenderimet nuk kishin fund dhe pa lënë pas dore rrjetet sociale Luizi me një koment duket se i vuri kapakun.
“Nuk ju meritoj as une as askush tjeter, jeni shume te dashur dhe besnik. Ju jeni filmi, ju jeni fenomenat, nuk do ju zhgenjej apo t’ju braktis kurre! Ju rujt zoti nga i pari tek i fundit.”
Mbyll postimin Luizi duke shprehur të gjithë mirënjohjen.