Që Luiz Ejlli është fenomeni i këtij viti, kjo tashmë është më se e qartë.
Njeriu i rekordeve ka kaluar çdo pritshmëri të menduar për një personazh publik në vend. Ndonëse me një karrierë të gjatë muzikore por jo vetëm, para hyrjes në BBV Luiz Ejlli ishte distancuar plotësisht nga televizionet dhe jeta publike, gjë që e kishte lënë këngëtarin në ‘harresë’.
Derisa, hyrja e tij në BBV jo vetëm që e ktheu në vëmendjen e publikut si këngëtar, po mundësoi që Luiz Ejlli të njihej nga publiku i gjerë në të gjitha dimensionet e tij, duke u kthyer kështu në fenomenin e personazheve publikë.
Me gjithë rekordet që Luizi theu gjatë qëndrimit në BBV, përmbyllja e asaj eksperience si fitues e fuqizoi akoma edhe më shumë figurën e tij.
Një personazh që ka thyer çdo rekord të mundshëm për një personazh publik dhe për një këngëtar në Shqipëri, brenda një kohe fare pak të shkurtër, duke e kthyer imazhin e Luiz Ejllit në një brand më vete.
Së fundmi, Luizi ka thyer rekordin e radhës, këtë herë në Tik Tok, duke u kthyer kështu në “Billion Man”. Këngëtari ka arritur plot 13 Bilionë shikime në këtë rrjet social me hashtagun #luizejlli , duke u bërë kështu personazhi i parë shqiptar që ka këtë numër shikueshmërie si dhe personazhi i kërkuar më shumë herë.