Sara Hoxha u përfol shumë për kalimin në tapetin e kuq të premieremës së filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, si për mungesën e partnerit ashtu edhe për look-un e saj.
Por një mesazh nga një ndjekëse e ka habitur Sarën, e cila e ka shpërndarë edhe në InstaStory.
“A kishe vënë prapanicë plastike. M’u duken dy shenja si të rrumbullakta. Vetëm doja të të pyes ku i ke ble, kam nevojë edhe unë”- i shkruan ndjekësja.
Edhe pse profil fake, Sara ka marrë kohën të kthejë një përgjigje publike, edhe për të tjerë që ndoshta e mendojnë njëllloj
“Dmth e vlerësoj shume këtë sinqeritet (edhe pse me adresë fallco) , por çfare po thua mi motër?” – është përgjigjja e Sarës.
Kështu që nëse edhe ju e kishit këtë pyetje, përgjigjja është “Jo” – i ka të gjitha të vetat! :p