Aktori Elvis Pupa është pjesë e kastit të yjeve që kërcejnë në spektaklin më të madh të kërcimit “Dancing with the stars Albania”.
Pak orë para fillimit të natës së dytë të spektaklit, Visi shprehet se është tepër i lodhur nga provat intensive, dhe se të gjithë e kanë marrë aq seriozisht këtë kompeticion, sa kanë harruar që është spektakël.
Me doza humori si gjithmonë, Elvis Pupa iu ka kërkuar të gjithëve të qetësohen pak e t’a marrin më shtruar këtë kompeticion.
Madje ai ka edhe një sugjerim!! Sipas traditave të shqiptarëve, kur vijnë miq në shtëpi, gruaja gatuan dhe burri mban të ftuarit me muhabet, ndërsa bëhet darka. Të njëjtën “formulë”, ai sugjeron të aplikohet edhe në spektakël, ku Jora partnerja e tij të bëjë kërcimin dhe Visi të mbajë jurinë dhe spektatorët me muhabet.
Si ju duket ideja e Visit?! :p