Stadiumi “Air Albania” mbrëmjen e djeshme bëri bashkë shumë personazhe të njohur shqiptarë, ku “brohoritën” për fitoren e kombëtares shqiptare kundër Çekisë.
Mes tyre ishte dhe çifti i famshëm, Arbana Osmani dhe Eduart Girshaj.Moderatorja ka ndarë disa foto e veshur kuq e zi, duke bërë tifo për skuadrën e zemrës.
“Kuq e zi gjithë jetën”, shkruan Arbana në një foto në Instagram krah mikes së saj, Xhemi Shehu.
Të shumta ishin komentet, por këtë herë njëri ja ka marrë vëmendjen Arbanës.
“Kuq e zi, ama pushimet në Itali”, shkruan komentues.
Moderatorja ia kthen me ironi: “Edhe dasmën
mos harro”.
Kujtojmë se Arbana Osmani u martua më 17 qershor, në Toskanë-Itali.