Puntata e dytë e DWTS ka sjellë mjaft emocione, ndër të tjera për një dedikim të veçantë. Themeluesi i “Top-Channel” Dritan Hoxha, ose “Tani i Top-it” siç e njohin të gjithë do të festonte ditëlindjen e tij të 55-të më 16 Tetor.
Fati nuk e donte të ishte kështu, ndërsa sot u nderua kujtimi i tij edhe në spektaklin e kërcimit DWTSA, ku gjithë balerinët u bashkuan në një performancë elektrizuese.
Me dedikimin e ndjerë nga “Top-Channel”, kështu u nderua kujtimi i tij në këtë prag ditëlindjeje të munguar të njeriut që solli revolucionin mediatik në Shqipëri!
“Pak ditë nga sot, në datë 16 tetor sikur të ishte ende fizikisht mes nesh ai do të fikte 55 qirinjtë e ditëlindjes. Vajzat, që dikur i ushqente dashurinë për vendin, pasionin për punën, respektin dhe përulesine sot do t’i shihte të çonin para ëndrrën që ai e la në mes. Do shihte se si ata që i mori në skuadrën e tij fituese e të pamposhtur kanë ca rrudha e thinja më shumë, por po të njëjtin shkëlqim në sy. Do shihte se Shqipëria tek e cila besonte, dhe shqiptarët ende shikojnë me po të njëjtën dëshirë dhe fuqi sinjalet e mediave që nisi çerek shekulli më parë. Do shihte një djalë që është pasqyrë e tij kryekëput, me ëndrra të mëdha dhe këmbët në tokë. Do gëzohej nga nipërit e mbesa, po mbase edhe bezdisej pak që në moshë fare të re, 55 vjeç do i thërrisnin gjysh. Urojmë vetëm që nga atje ku është t’a dijë që e mendojmë sa herë bëjme dicka që na duket e bukur, e sa herë kemi një mur të lartë para, që me forcën që trashëguam prej tij nuk ka dyshim që do e shembim! Sot “Dancing with the Stars” e kujton kështu!