Mbrëmja e dytë e DWTS ka pasur të gjitha “ngjyrat” e një spektakli reality. Të qeshura, momente reflektimi, ngacmime, por nuk kanë munguar as përplasjet e konkurentëve me jurinë.
Një ndër to ka qenë dhe debatit Sardi Strugaj dhe balerinës Lori Bala, anëtare jurie. Shkak u bënë komentet e kësaj të fundit kundrejt çiftit, të cilë mbrëmjen e sotme kërcyen një ‘kontemporane’, e cila përgjthësisht mori komente pozitive, përveç atyre të Lorit.
“Në gjysmën e kërcimit nuk mu duke i impenjuar, po për mua s’është mjaftueshëm. Nuk do doja aq shumë kalime të vajzës, do doja të kërceje më shumë” – tha Lori ndërsa Olta e kundërshtoi duke i dalë në mbrojtje të këngëtarit.
“Lori ka qenë vjet vet konkurente, dhe nuk mendoj se duhet patjetër të thotë diçka vetëm për hir të karriges, se e kupton gjendjen tonë” – ka thënë Sardi ndërsa Lori i ka kujtuar se ka qenë vjet konkurente bashkë me Salsanon dhe në të njëjtë disiplinë Salsano ka kërcyer shumë më shumë se Sardi.
Këtij komenti, këngëtari i është përgjigjur duke i thënë: “Kjo që sapo the është shumë e ulët!” , ndërsa Lori ka dhënë vetëm 5 pikë – pikët më të ulëta se gjithë pjesa tjetër e jurisë.