Edhe pse kanë kaluar disa ditë, premiera e filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’ vijon të jetë në qendër të vëmendjes.
Eventi bëri bashkë personazhet më të njohur të vendit tonë, e teksa të gjithë menduam se Arbana Osmani mungoi, Iconstyle konfirmoi nga burime të sigurta se moderatorja ishte e pranishme me bashkëshortin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.
Por së fundmi janë zbuluar disa foto nga ‘paparacët’, ku moderatorja shihet në sallën e ‘Pallatit të Kongreseve’, pranë mikeshës së saj Xhemi Shehut dhe Eduartit, me të cilët ka zgjedhur ta ‘shijojë’ filmin.
Pra, edhe pse krah Xhemit, kjo e fundit postoi foto me Fjoralba Ponarin, e cila gjithashtu ishte pranë saj, duke lënë të kuptohet që ka qenë dëshirë e Arbana Osmanit të mos postonte asgjë lidhur me premierën.