Edhe pse për shumë njerëz konsiderohen si një shkëputje e lodhshme gjatë emisioneve tona të preferuara televizive, reklamat janë një element kyç i realizimit të spektakleve, pikërisht për investimin që ato bëjnë për këto emisione.
Sa më shumë i suksesshëm emisioni në terma shikueshmërie, aq më e lartë është vlera që sponsorat janë të gatshëm të paguajnë.
Së fundmi është publikuar një raport se sa paguhen në sekondë emisionet e dy televizioneve më të njohura kombëtare, “Top-Channel” dhe “RTV Klan”, për reklamat që shfaqen në ekran para programit dhe gjatë ndërprerjeve publicitare gjatë periudhës Shtator-Dhjetor 2023.
Për “Top-Channel”, emisioni më i paguar për reklama është ‘Portokalli’, ‘Më lër të flas’ dhe ‘Dancing with the stars’ dhe ‘Top Story’.
Ndërsa për “TV Klan”, emisionet më të paguara për reklama janë “Opinion”, “Love Island Albania”, “E diela shqiptare”.
Kështu, marrë në total emisioni më i paguar për reklama gjatë periudhës shtator-dhjetor është “Opinion” nga Blendi Fevziu, pasi transmetohet plot 4 herë në javë, ndryshe nga emisionet e tjera në dy televizionet që transmetohen vetëm një herë në javë.
“Opinion” paguhet plot 5400 lekë/sekondë për ndërprerjet publicitare dhe 2000lekë/sekondë për bllokun e reklamave para programit nga e hëna në të mërkurë, ndërsa ditën e enjte që minutazhi i transmetimit është më i gjatë paguhet 6750lekë/sekondë për ndërprerjet publicitare dhe 3400 lekë/sekondë për bllokun e reklamave para programit.