Mbrëmjen e djeshme ishte nata e dytë e spektaklit të DWTS, ku ndër të tjera solli dhe shumë situata e polemika mes konkurentëve e anëtarëve të jurisë.
Si të mos mjaftonin këto, edhe vet balerinët profesionistë kanë ‘ankesa’ për partnerët e tyre VIP-a – ndër to edhe Marjana, partnerja e Armaldo Kllogjerit.
Gjatë provave, ajo ka dhënë edhe një deklaratë për Maestron, partnerin e saj në kërcim, pasi ka vënë re se Armaldos “i ka ngelur ora” te BBV, edhe pse kanë kaluar plot 5muaj nga përfundimi i tij.
“BB ka mbaruar, po fillon tjetri, ai vazhdon. Është i dashuruar, edhe pse nuk e pranon me një individ aty që fitoi, Luizin. Ka kështu një dashuri dhe urrejtje, s’e kuptoj dmth se gjithë kohën për atë?!” – është shprehur Marjana.
Epo me sa duket BB vërtet ka mbaruar dhe po fillon tjetri, por kujtimet dhe përmendjet e banorëve për njëri-tjetrin, të këtij edicioni që lamë pas, zor se do do mbarojnë ndonjëherë…