E ftuar në “Më lër të flas” në puntatën dedikuar filmit “Në kuadër të dashurisë”, ka qenë edhe Sara Hoxha, e cila ka shkaktuar jo pak “zhurmë” në rrjet me pjesëmarrjen e saj në film, por edhe në premierën e datës 9Tetor.
Pyetja që po “çmend” rrjetin së fundmi është pse Ledri nuk ishte krah Sarës në premierë, duke shtuar kështu dyshime se çifti po kalon një krizë në marrëdhënie duke parë edhe tërheqjen totale të Ledrit nga rrjetet sociale.
Edhe një herë e pyetur për këtë, Sara e ka ndaluar vazhdimin e pyetjes duke thënë e prerë : “Donald të thash që nuk dua të flas për këtë temë. Nuk mendoj që dua t’i jap llogari askujt, as ty këtu. Çdo gjë është në rregull, nuk keni nevojë të shqetësoheni”
Sa i përket puthjes në film me aktorin Roerd Toçe dhe si u pa nga familjarët e saj, duke marrë parasysh që Sara nuk është aktore profesioniste e skena të tilla për të, mund të jenë paksa të “sikletshme”.
“Mami im është pak më strikte në këto gjëra ishte kështu ‘po pse mi mam duhet t’a bësh thuaji t’a heqin’. Ndërsa prindërit e Ledrit janë ndryshe. Më thoshin ‘a është ndonjë çik i mirë ai. Ishalla e ke të mirë atë aktorin. Ledri e ka parë në Instagram pjesën e puthjes. Nuk më tha asgjë. Nuk t’a them unë ty se ça më tha” – duke e anashkaluar edhe këtë pyetje.