“Përpara se të nis programin nëse jeni duke na ndjekur me ndonjë pjatë të shijshme përpara mos na bëni tag në Instagram se na vjen nepsi ne këtu.”
Kështu është shprehur Kiara Tito ditën e sotme në nisje të programit të saj “DWTS Fan Club”. Fjalia hyrëse e Kiarës në program, u pasua menjëherë me pyetje nga Erjola Doci.
“Çfarë e kishe atë nepsin që përmende?”
Duke qeshur, Kiara na i la “dyert” e hapura për çdo dyshim teksa u përgjigj:
“Është orar dreke ndaj e thash, por merreni si të doni”
Për publikun, ky u duk si konfirmimi i parë i moderatores për shtatzëninë e saj të shumë përfolur.
Prej kohësh tashmë në rrjet aludohet se Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër për herë të parë dhe dyshimet u shtuan më shumë rrugës edhe falë veshjeve të gjera në daljet e saj të fundit.