Disa muaj pas ndarjes nga Dafina Zeqiri, DJ Geek u largua nga ekipi por dhe nga jeta e këngëtares.
Ai aktualisht është pjesë e ekipit të Loredanës dhe jo më pjesë e ndjekësve të Dafina Zeqirit. Këngëtarja zgjodhi ta largonte nga rrjetet sociale, bashkë me shumë emra të tjerë si Ledri Vula, Sara Hoxha, etj.
Por me të s’kanë përfunduar ‘spastrimet’ në Instagram. Në një material të Prive thuhet se Duffye ka larguar bashkëpunëtorë të tjerë nga Instagrami përfshirë këtu edhe motrën e saj. Arsyet nuk bëhen ende të ditura.
Këngëtarja këtë verë duket se ka qenë një “uragan” i vërtetë këngësh, të cilat duket sikur nuk do të përfundojnë deri në fund të vitit.