Gazetarja e njohur, Paloma dhe moderatorja, Erjola Doçi, ishin ditën e sotme të ftuara në emisionin “Dancing With The Stars Fan Club”, ku patën një debat me njëra-tjetrën. E ‘molla e sherrit’ ishte Ronaldo Sharka.
Teksa po diskutonin në lidhje me Ronaldon që kritikon të gjithë, Paloma u shpreh se “Sharka duhet të merret më mirë me moderimin, se në fushën e kërcimit nuk merr vesh”.
Nga ana tjetër, Erjola, e cila është edhe mikesha e Ronaldos, i doli në mbrojtje këtij të fundit.
Biseda në studio:
Paloma: Ronaldo është mirë të prezantojë këtë programin me Erjolën se duket më bukur aty. Një herë e pamë në një program dashurie, një herë moderator, një herë në Big Brother, një herë kërcimtar. Po mendoj se kërcimi nuk është fusha e vet. E kur nuk është fusha e vet, mendoj se nuk mund të jetë paragjykues kaq i madh për të bërë kritika gjithsecilit. Edhe pse kërcimet në përgjithësi deri në këto çaste edhe pse është java e dytë, për secilin nga VIP-at lë pak për të dëshiruar, fshihen pas partnerit, mundohen të kamuflohen. Edhe pse gabove në një skenë, nuk është asnjëherë gabim. Sepse fundja e fundit VIP-at janë amatorë, përpiqen të jenë në një skenë të bukur dhe mundohen të japin më shumë rëndësi fjalëve se sa këmbëve.
Kiara: Përsa i përket komenteve me Armaldon, si t’u dukën? Komentet e Ronaldos për Armaldon?
Paloma: Armaldon e dua shumë dhe është një personazh që është shumë i çlirët dhe nuk i merr shumë personalisht të gjitha kritikat dhe komentet. Ai guxoi në performancën e Michael Jackson që është shumë e vështirë të dalësh në një personazh të tillë. Armaldo e bëri në mënyrën e tij dhe për këtë e përgëzoj. Më erdhi pak si e çuditshme nga ana e Ronaldos që filloi prapë me ato kritikat e veta që pretendon më shumë. Në syrin tim, si amatore gjithsesi, në performancat është më i përfshirë Armaldo.
Kiara: Erjola, ti tashmë po ndan përveçse punës, momente personale me Ronaldon, momente shoqërie
Erjola: Kemi një marrëdhënie shoqërore me njëri-tjetrin
Paloma: Do t’a mbajë me hatër
Erjola: Do jap një opinion të drejtë, përpos faktin që jemi miq dhe kolegë
Paloma: Që është kërcimtar i mirë?
Erjola: Nuk të ndërhyra, nuk më pëlqen të ndërpritem
Paloma: Më fal, ok
Erjola: Doja ti thoja Palomës që më bëhet qejfi që bëri një super parantezë për Ronaldon, sepse fundja flasim për art, arti është i gjithanshëm dhe Ronaldo është i gjithanshëm.
Paloma: Mund të jetë i gjithanshëm në këndvështrimin tënd se e do shumë, në syrin tim mund të jetë super djalë në prezantim, moderim, në pyetjet me spec që bëni gjatë programit tuaj. Por në atë fushë në syrin tim nuk është
Erjola: Faleminderit që na ndjek, sa bukur e ka studiuar.
Paloma: Patjetër që ju ndjek, të gjitha programet e Top Channel ndjek
Erjola: Do merrem me një koment të Ronaldos që i tha ‘as mish, as peshk dhe as krudo’, ndërsa Maestro i tha ‘valle Myzeqare’, të paktën ai ka shije tradicionale dhe Maestro ‘as mish dhe as peshk’ i bie ka kërcyer pa shije, me gjithë konsideratën që kam për të.
Kiara: Faktikisht këtë pjesë ia referoi Enit, nuk ia referoi Armaldos. Ishte një koment për Enin ‘as mish, as peshk’. Dua të të pyes për tendencën e Ronaldos për të ‘ulur’ pjesëtarët e tjerë të DWTS. A është pjesë e karakterit të tij?
Paloma: Se në Big Brother nuk është se e bëri edhe aq shumë, këtu ka marrë zjarr, shaj njërin, shaj tjetrin. Duhet të hysh në linjën e kërcimit që të fillosh të gjykosh të tjerët. Kur nuk je ‘as mish, as peshk’ vetë…
Erjola: I pari i gjykuar është Ronaldo. Tani unë shok e kam, me peshën e tij të dalë të kërcejë, vazhdon bullizohet nga njerëzit dhe kjo gjë nuk më pëlqen
Paloma: Ai nuk është bullizuar
Erjola: Ai po del nga vetja, nuk ha bukë, po i them unë këto prapaskena që ai të dalë e të shkëlqejë. E dyta, përpos vullnetit që ka, ai thjesht po tregon veten. Ai ashtu është, me ironi, me replika. Plus Maestros i pëlqen kjo gjë se i hedhin kunja njëri-tjetrit, edhe duan që të jenë në vëmendje.
Paloma: Pra është ajo që thashë unë, i pëlqen më shumë protagonizmi se sa puna
Erjola: Ashtu si dhe ty
Paloma: Kur? Më trego një moment që unë kam treguar protagonizmin dhe kam lënë punën menjëanë?
Erjola: Të rikthemi në Big Brother
Paloma: Në kontekstin e deritanishëm të spektaklit shikoj që më shumë merren me fjalë se sa kërcejnë. E pastaj bëjnë si të zgjuar. Nuk po merret vesh kush është profesionisti dhe kush VIP-i.