E ftuar sot në studion e “DWTS Fan Club” ka qenë gazetarja Rudina Demneri (a.k.a Paloma), së bashku me moderatoren Erjola Doci dhe koreografin Albi Nako.
Ajo që ka bërë shumë zhurmë në emision ka qenë debati mes Palomës dhe Eriolës, koleges dhe mikes së Ronaldos. Shkak u bë komenti i Palomës se për Ronaldon kërcimi nuk është fusha e tij, ndërsa ceku se nuk punon mjaftueshëm, e këtë gjë e kamuflon me ngacmime e debate në skenë kundrejt konkurentëve të tjerë.
Këtë koment të Palomës, Eriola si mike e Ronaldos nuk e priti aspak mirë, duke i dalë në mbrojtje, gjë që ka çuar në debat mes vajzave. Nga ana tjetër, vet Ronaldo i ka “dalë për zot” vetes, duke iu kundërpërgjigjur gazetares përmes një serie Instastory në profilin e tij, ku e quajti me ironi Palomën fansen e tij të zjarrtë dhe se nuk kuptonte çfarë problemi ka gazetarja me të që flet me mllrf kundrejt tij.
Mirëpo, nuk ka mbaruar me kaq pasi Ronaldo e ka drejtuar rrjedhën e postimeve të tij, drejt Palomës në nivel personal e operacionesh plastike e fotove me filtra.
“Akuzave” ironike të Ronaldos, Paloma iu është përgjigjur gjithashtu me një postim në Instastory, ku tregon se nuk ka bërë kirurgji plastike, por vetëm botox dhe ka përdorur vitamina.