Ronaldo Sharka dhe Ina Kollçaku kanë qenë dy emrat më të lakuar të kësaj puntate të dytë të së premtes të DWTS – kjo jo tamam prej performancave të tyre, por më së shumti për debatet që kanë shkaktuar në spektakël, në rrjet dhe sot në studion e “DWTS Fan Club”.
Lidhur me këto, Zhaklin Lekatari ka reaguar në Instagramin e saj përmes një Instastory. Ndonëse nuk ndau asnjë mendim apo qëndrim për debatet e krijuara, ajo tregoi suportin e saj lidhur me dy konkurentët.
“Hajde, jepini më fort, dua të ju shoh pranë finales” – shkruan ish-opinionistja e BBV2.