Bora Zemani është një nga moderatoret më të pëlqyera të ekranit shqiptar.
Kulmin e karrierës së saj, Bora e arriti gjatë kohës që moderonte “Për’puthen” – një emision ditor që u bë ndër më të ndjekurit në Shqipëri.
Ndërsa, ky edicion i “Për’puthen” iu besua Ori Nebiajt, pasi Bora asokohe moderonte spektaklin “Dancing With The Stars Albania” , fati e solli sërish në “shtëpinë e saj”, pasi Ori la moderimin për t’u angazhuar në karrierën e saj politike.
Shumë shpejt, në ekranin e Top-Channel do të rikthehet edicioni i dytë i “DWTSA”, që sigurisht do t’i besohet sërish Bora Zemanit, duke e shkëputur atë përfundimisht nga “Për’puthen”.
Për këtë arsye në mbyllje të këtij sezoni, moderatorja ka një mesazh për “emisionin e saj të zemrës” – si ajo vet e ka quajtur.
“Sot mbyllem sezonin e trete te ‘ Per’puthen’ . Ndoshta duken pak por kur flet per nje emision qe je ne transmetim 5 apo 6 here ne jave per 3 vite, do te thote shume! Ndaj ky program do te mbetet i vecante per mua gjithmone pavaresisht lodhjes apo veshtiresive qe jemi perballur shpeshhere. Forca jone ka qene publiku yne besnik qe e bene programin e perditeshem me te ndjekur, me te klikuar ndonjehere qe ne sezonin e pare. E lumtur qe jam pjese e historise se suksesit te ketij programi qe vetem ne kurimin dhe logon e @topchannelalbania mund te arrije permasa te tilla. @olsamuhameti ja dolem dhe kete vit! Mirenjohese pafund per mbeshtetjen dhe dashurine tuaj. Bashke do te shihemi se shpejti😘”- ka shkruar Bora në postimin e saj në Instastory.
Për sa i përket sezonit të ri të “Për’puthen” , nuk dihet ende se kush do e moderojë sezonin e ardhshëm, megjithëse qarkullon lajmi që Efi Dhedhes do e zëvendësojë Borën.
Nga ana tjetër, Kiara Tito e ka shprehur dëshirën për të moderuar programin gjatë qëndrimit në BBV.
Na ngelet të presim deri në vjeshtë tani për të zbuluar kujt do t’ia “dorëzojë stafetën” Bora Zemani!