A ka një krisje në marrëdhënien e Ledrit dhe Sarës?
Kjo është pikëpyetja e fundit e publikut në lidhje me dyshen, e cila u nxit akoma më shumë pas mungesës së reperit në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” ku Sara është aktore. Jo vetëm që nuk ishte i pranishëm fizikisht, por Ledri nuk e mbështeti partneren as në mënyrë virtuale.
Jo vetëm kaq, por së fundmi reperi ka hequr shumicën e postimeve të tij nga Instagrami dhe foton e profilit.
Lidhur me gjithë pyetjet për Sarën dhe Ledrin që po qarkullojnë, duket se vet Sara ka vendosur të reagojë përmes një Instastory, ku shkruhet:
“Mediat sociale na japin një perceptim të aksesit në jetët e njerëzve pa pasur marrëdhënie me ta, kështu që ne mendojmë se i njohim njerëzit bazuar në atë që ata zgjedhin të ndajnë. Është një pamje e deformuar. Ka një milion shtresa për një person që nuk do të zbulohen kurrë nga postimet që ata bëjnë.”