Pak ditë më parë ajo e paralajmëroi, ndërsa sot Roza Lati në një dedikim të ndjerë i ka dhënë lamtumirën e fundit qenit të saj Sashës e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.
Në një video të publikuar në Instagram, ku shfaqet pranë saj buzë detit duke shijuar perëndimin, Roza shprehet mes dhimbjesh se Sasha nuk ishte vetëm një qen, një kafshë shtëpiake, por një pjesëtar shumë i dashur i familjes që tani do i mungojë shumë.
Kujtojmë se pak ditë më parë, një qytetare denoncoi se Sasha, qeni i moderatores, kishte kafshuar një mace poshtë pallatit e cila pak minuta më vonë ngordhi. Pretendimi i kësaj të fundit ishte fakti që moderatorja e mban qenin pa litar, e lëshon pa kontroll dhe kjo është bërë shkak që macja të përfundojë e gjakosur në gojën e qenit të Roza Lati.
Por me një video publike, Roza hodhi poshtë denoncimin dhe pretendimin e qytetares duke thënë se Sasha nuk mund të kafshojë pasi ajo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk kishte aq forcë sa të sulmonte një mace e jo më ta kafshonte atë.