‘Shtatzënia’ e Kiara Titos është bërë kryefjalë në mediat rozë, ku rrjetit nuk i ka shpëtuar asnjë detaj e madje duket se së fundmi kanë ‘shënjestruar’ edhe rrjetet sociale të moderatores ku çdo postim i saj merret si një sinjal.
Kiara i nxiti më shumë thashethemet me deklaratën që bëri së fundmi në hapje të “DWTS Fan Club”, ku përmendi se i shkon neps nga pjatat që sheh në Instagram ku njerëzit i bëjnë tag.
Deklaratë, e cila u mor si konfirmim nga ana e moderatores por shoqja e saj e ngushtë, Liesa ka dhënë versionin e saj në këtë histori dhe ‘lumë’ aludimesh.
E ftuar për të folur për këtë temë ka qenë sot në “Ftesë në 5”, Liesa tha se Kiara si person ka shumë neps gjithmonë dhe deklaratën në “DWTS Fan Club” e bëri në formë shakaje.
“Kiara edhe pse është shumë elegante, ka shumë neps, gjatë gjithë kohës do të provojë diçka. Njerëzit menjëherë e lidhën me shtatzëninë meqë po përflitet për këtë. Por aq shumë sa është shkruar për shtatzëninë, Kiara do kishte lindur nja 5 herë deri tani. Nëse do ishte, do kishim parë ndonjë bark të rrumbullakosur”, tha Liesa.
Nga ana tjetër, gjatë diskutimit Liesa tha se ndonjëherë personazhet publikë e fshehin për disa kohë, pasi për një grua është një periudhë mjaft delikate dhe do t’a kalojë pa zhurmë këtë fazë derisa të vendosë t’a bëjë publike.
Këtë përgjigje të Liesës, rrjeti e mori si mohuese të lajmit në dukje, por me “përgjigje të fshehura”. Sakaq duhet theksuar se nuk ka ende një konfirmim nga ana e çiftit Luiz dhe Kiara.