Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun. Kushdo që e ndjek moderatoren në rrjete sociale, e di se pasioni i saj i hershëm është edhe gatimi, ku Arbana na ndan shpesh recetat e saj. Madje për këtë, moderatorja ka shkruar edhe një libër me receta gatimi para disa vitesh, mjaft të shitur e të suksesshëm.
Ditën e djeshme, Arbana na bëri me dije se kohët e fundit po punon për një projekt “surprizë”, ndërsa sot është shfaqur në një hapsirë ku po bëhen punime.
Për të gjithë ju që po pyesni veten – Po! Kjo hapsirë ku po punohet ka lidhje pikërisht me surprizën e Arbanës.
Së fundmi, është zbuluar nga “JOQ” se Arbana Osmani po hap një restorant të ri në Tiranë, në një nga vendet më të reja në qytet.
Restoranti i saj do të mbajë emrin “BANA’s ” dhe do të ndodhet në katin e parë të Piramidës, e cila sapo është rikonstruktuar dhe do të shërbejë si një hapsirë për të rinjtë dhe jo vetëm.
Moderatorja ka lidhur një kontratë qiraje 5-vjeçare për ambientin, ndërsa objekti i biznesit është “bar-restorant, fast-food, shërbim katering, prodhime brumi dhe ëmbëlsira, pasta të freskëta si dhe çdo shërbim në fushën e restorantit”.
Një surprizë kjo mjaft e bukur, për të gjithë ata që vazhdimisht ndjekin gatimet e Arbanës, tani do të kenë mundësi t’i shijojnë në ambientet e reja te Piramida, sapo ambienti të jetë gati. Urime Arbana! 🙂