Me sa duket, tashmë është kthyer në trend që personazhet e njohur të tregojnë talentet e tyre në disa fusha të artit. Moderatorë që këndojnë, këngëtarë që aktrojnë dhe mbi të gjitha filmat janë kthyer në zhanerin më të pëlqyer të artit nga personazhet e njohur shqiptarë.
E mesa duket këtij trendi i janë bashkuar edhe një çift shumë i pëlqyer për publikun shqiptar.
Donald Veshaj dhe Bora Zemani do të sjellin një film që flet për historinë e tyre të dashurisë. Ndonëse të angazhuar në botën e televizionit, ata po përgatisin një film me disa seri ku në fokus do të jenë ata të dy.
Lajmin e ka konfirmuar Donaldi sot në “Më lër të flas”.
Filmi pritet të vijë shumë shpejt për publikun.
Donaldi: Si ishte ajo, është një gjë që po e them këtu ekskluzivisht për herë të parë (qesh)…
Romeo: Ore do jetë dhe Bora aty apo do jesh vetëm?
Donaldi: Na prisni në vazhdim në lajme të reja…mendoj se do ta lancojmë shumë shpejt. Na kanë zënë edhe ne këto halle. Do ta zbulojmë më vonë.