Ditën e djeshme është mbajtur premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Shkodër, ku yjet e filmit kaluan edhe njëherë në tapetin e kuq, në një pritje mjaft të ngrohtë nga “Shkodra e Luizit”, siç vet qytetarët e Shkodrës e quajtën.
Në një intervistë para premierës, Luizi i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe një ndër to patjetër që ishte bashkëpunimi me Oltën, duke marrë parasysh marrëdhënien e Luizit me këtë të fundit gjatë BBV por edhe pas përfundimit të tij.
“Ishte kënaqësi të bashkëpunoja me të duke marrë parasysh se ça kaluam. Nuk i kemi harruar, unë s’i harroj, por këtu u bashkuam për të bërë diçka shumë të bukur që është kjo (filmi) edhe ia arritëm, ia dolëm. Pra, i lamë ngacmimet e kunjat në njërn anë, dhe bëmë diçka që ka qenë jashtëzakonisht shumë e bukur. Stafi, kasti të gjithë na thanë që kimia e ju dyve, kimia që keni ato kunjat dmth, nuk ndihet.” – ka thënë Luizi.