Nuk kanë fund të papriturat në ‘Për’puthen’. Një nga konkurentët, Ledio, ka zgjedhur t’a surprizojë në një mënyrë aspak të ‘hijshme’ Albën duke i dhuruar një palë të brendshme ngjyrë të kuqe.
Teksa ai u çua në këmbë për të shkuar të ajo me ‘tangat’ në duar, gjithë studioja ka ‘shpërthyer’ në të qeshura, ndërsa Alba duket se nuk e ka pritur mirë këtë gjest e madje është ndjerë në siklet pasi është munduar të mbulojë fytyrën me duar.
“Të lutem shumë respekto, hapësirën time, nuk e pranoj” – është shprehur ajo, ndërsa i ka kërkuar Ledios t’i marrë mbrapsht.