Teksa të gjithë po nxjerrim xhupat, Nora Istrefi po bën të kundërtën.
Këngëtarja është me shoqet në Dubai dhe duket se temperaturat janë ngritur edhe më shumë në këtë vend.
Po ti hedhësh një sy fotove që këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale, duket qartazi që ajo është në superformë si me bikini ashtu edhe me këtë fustan mbrëmjeje.
Sa i takon muzikës Nora nuk ishte aktive këtë verë duke marrë parasysh që nuk publikoi asnjë këngë të re. Projekti i saj i fundit titullohet “Amanet” dhe është publikuar në mars të këtij viti.