Duket se dita e sotme në prova nuk ka shkuar dhe aq mirë mes Juliana Nurës dhe Dionit, partnerit të saj në kërcim.
Me sa duket Juliana është mërzitur me partnerin e saj, pasi ai nuk i ka kthyer përgjigje gjatë premierës së DWTS, teksa ajo e pyeste për performancat e konkurentëve të tjerë.
Nga ana tjetër, Dioni ka vendosur të bëjë këtë zgjedhje pasi sipas tij nuk është e hijshme të flasësh për performancat e kolegëve të tjerë, e aq më tepër aty ku janë gjithë konkurentët ku dëgjojnë bisedat e njëri-tjetrit dhe me zor presin momentin të kapen me fjalë, gjë që balerini nuk do fare që të bëhet temë bisede dhe kjo ka qenë arsyeja pse nuk i ka folur Julianës për performancat gjatë mbrëmjes.