Javën e shkuar në DWTS, vëmendjen e mbrëmjes e mori debati i Ina Kollçakut me Ilir Shaqirin e më pas me Valbona Selimllarin. Pas kritikave të Ilirit për partnerin e saj, balerinin Eltion Merja, Ina “ngriti zërin” për të duke i thënë Ilirit se ‘s’jemi në BB këtu’ , gjë që ka sjellë më pas një debat që u bë mjaft viral edhe në rrjet.
Mirëpo së fundmi, teksa po bënte prova me Eltionin për kërcimin e javës, Ina nisi sërish ‘kunjat’ me Ilirin. Ajo ka ironizuar kryetarin e jurisë, me kritikat e tij kundrejt Eltionit javës së shkuar.
Gjithashtu, ajo ka shtuar me ironi se këtë herë Iliri do kritikojë Inën lidhur me streçet dhe të brendshmet e saj në prova.
Mbetet për t’u parë tashmë nëse ky debat do të vazhdojë sërish në puntatën e së premtes, ose nëse Iliri do të reagojë pas kësaj videoje nga salla e provave.