Keisi Medini është një nga vajzat që do marrë pjesë në Kepin e Vipa-ve. E gjatë këtyre ditëve është zbuluar se aty ka pasur dhe puthje, e mesa duket Keisi ka puthur dikë. Po si do reagojë babi Sabi?
I ftuar ditën e sotme në “E diell” në rubrikën “Hëna apo Dielli”, Sabiani u vu para një loje, ku duhet të telefononte të bijën. Sfida ishte se duhet t’i shprehte Keisit një thashethem që kishte dëgjuar për të, se ndërsa kishte qenë në xhirime për “Kepin e VIP-ave”, kjo e fundit kishte puthur dikë.
Por ky thashethem duket se qenka i vërtetë dhe Sabiani e mëson live në emision.
Pjesë nga biseda:
Sabiani: Ça po bëni?
Keisi: Tani po regjistrojmë
Sabiani: E di ça mora vesh? Me kë ishe puthur atje?
Keisi: Aaa është ajo, xhirimi i parë që kemi bërë, me Ronaldon.
Sabiani: Me kë ishe puthur, qenke puthur tamam ti?
Keisi: Jo mo babi, ka qenë gallatë, më kapi kështu te loja.
Sabiani: Aaa me Ronaldon? S’ka gjë…Me Ronin puthuni prapë.
Me sa duket, Ronaldo Sharka nuk përbën “rrezik” për Sabianin dhe Keisin, pasi kjo e fundit dhe Roni janë miq shumë të mirë. Kuriozë jemi, si do të ishte reagimi i Sabianit nëse Keisi do të kishte puthur dikë tjetër në “Kepin e Vipave” .