Drejtuesja e “Top Media”, Lori Hoxha feston sot ditëlindjen. Mes urimeve të shumta nga stafi i “Top- Channel”, nuk mungoi as urimi i motrës së saj, Sara Hoxhës.
Sara zgjodhi të surprizojë Lorin duke rikrijuar tortën e ditëlindjes së saj të vitit 1999.
Përpos surprizës, Sara e ka uruar të motrën përmes një urimi tepër të veçantë, me një foto nga fëmijëria e tyre.
“Gëzuar ditëlindjen Lori! Unë i jam mirënjohëse Zotit për shumë gjëra, jeta ime është plot bekime. Por, lutja ime e çdo mbrëmje je ti. Ne të dyja kemi kontribuar shumë tek njëra-tjetra dhe besoj jemi versioni më i mirë i vetes falë kësaj.Të jam falenderuese Lori, që jam pjesë e jetës tënde, që drita jote rrezaton dhe tek unë, që fëmijët e mi të duan dhe të respektojnë aq shumë por sidomos që jam deshmitare e gjithe fuqise de ti je. Gjithmone këtu, një hap pas teje, për të dhënë një dorë sa herë t’a ndjesh nevojën. Të dua përgjithmonë!” – shkruan Sara.