Mbrëmja e djeshme zhvendosi premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Prishtinë, ku u bë një pritje e jashtëzakonshme për yjet e filmit nga mijëra njerëz që prisnin me orë të tëra në ambientet e qendrës tregtare për të bërë foto.
Edhe pse të gjithë aktorët u pritën me dashamirësi, për Luiz Ejllin i cili është edhe personazhi i vitit u bë një pritje edhe më spektakolare ku të gjithë fansat njëzëri, bërtisnin emrin e tij teksa shtyheshin për të bërë foto me të e për të parë nga afër idhullin e tyre.
Së fundmi, Olta ka ndarë një postim në Instastory të fansave të saj, ku shkruhen disa “kunja” për Luizin dhe fansat e tij, ndërsa Olta vet shkruan mbi postim “sa të mençur ju kam”.
“Ne kemi qenë me ty që nga 24 dhjetori dhe në këtë rugëtim kemi ditur të të duam, të të suportojmë, të të kritikojmë aty ku duhet duke mos të të shtyrë drejt gabimit apo të të mbushim me negativitet dhe ti ke ditur si të na i shpeërblesh duke na bindur që po mbështesim njeriun e duhur! Ne të duam ty pa zhurma, pa ulërima dhe ne e dimë që ti e ndjen këtë gjë, ne duam ty si njeri dhe si ARTISTE dhe arti s’ka nevojë për rrëmujë! Të mos harrojmë që njerëzit e lumtur janë të gatshëm t’i hedhin pas krahëve historitë e vjetra dhe ne tani po e shohim kush ështe i lumtur dhe kush jo! E dimë që ti s’e ke problem t’a thuash të vërtetën tënde dhe pse me gjithe botën kundër dhe kjo është për të fortët se ti s’ke nevojë për TURMA të ndihesh e vlefshme! Mos ndrysho kurrë!” – shkruhet në postimin për Oltën.