“Është i dashuruar me njeriun që e fitoi BBVIP, me Luizin”- kështu u shpreh balerina e Armaldo Kllogjerit, batutë e cila e ka bërë artistin të dalë nga vetja gjatë provave ditore në “DWTS”.
Në një moment teksa kërcenin, Armaldo dëgjohet teksa i thotë partneres së tij se nuk do më t’ja përmendë Luizin, pasi u bë e disa herë, duke qenë se me atë person nuk flet dhe nuk do ta diskutojë më.
Po ashtu ai e kritikon për batutën që bëri, nisur nga komentet që ka marrë nga ndjekësit në rrjetet sociale, si pasojë e asaj batute, ndërsa thotë se ajo e ka ditur shumë mirë që nuk i kishin marrëdhëniet e mira.
Nga ana tjetër, pasi janë sqaruar Mariana, partnerja e tij, ka vijuar t’a ngacmojë Maestron duke i thënë “Më shiko me inat si armikun. Më shiko sikur jam Luizi.”