Prej kohësh Jori Delli është në një lidhje dashurie me këngëtarin italian Fred de Palma. Jori ka zbuluar se Fred ka qenë ish-i i saj, pasi kanë pasur një marrëdhënie para shumë kohësh e cila nuk ka zgjatur, ndërsa tani të dy më të rritur e dinë mirë çfarë duan, dhe ajo është njëri-tjetri.
Gjithashtu, gjatë një interviste Jori ka treguar se ka plane për martesë së shpejti me Fred dhe në planet e tyre pak më afatgjata janë edhe fëmijët, duke treguar kështu se gjërat mes tyre janë mjaft serioze, ndërsa janë prezantuar edhe me familjarët e njëri-tjetrit.
Deri te martesa e Jorit dhe Fred kemi kohë, ndërkohë çifti po shijon dashurin e tyre dhe udhëtimet e shpeshta në Itali dhe Shqipëri, ku Jori i ka treguar Fred bukuritë natyrore të Shqipërisë nga jugu në veri.
Këtë herë çifti kanë udhëtuar drejt Amsterdamit, ku kanë ndarë edhe poza në krahët e njëri-tjetrit si dhe momente romantike e pasioni.