Ditët e fundit, Sara Hoxha ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave me lajmin se ka një krisje të raportit të saj me Ledri Vulën. Zërat u përforcuan edhe më shumë me shfaqjen e premierës së filmit në Prishtinë, ku Ledri sërish mungoi dhe krah Sarës nuk ishte as nëna e Ledrit, e cila vazhdimisht e ka mbështetur Sarën më herët dhe në DWTS.
Nga ana tjetër qarkulloi një video ku shihej Sara Hoxha gjatë premierës e mërzitur, dhe Agron Vula, i ati i Ledrit, mjaft i nervozuar dhe larg Sarës, e kaq mjaftoi që aludimet e rrjetit për Sarën dhe Ledrit të shkonin deri në “ndarje” të çiftit.
Por nga ana tjetër, Xheraldina duket se e ka pritur mjaft mirë shoqen e nuses së saj dhe motrën e Sarës në film. E kemi fjalën për Olta Gixharin. Xheraldina ka ndarë një foto me aktoren, teksa kanë përfunduar xhirimet e emisionit “N’majë të gjuhës”, që moderohet nga ajo. Duket se Olta ka qenë e ftuara e Xheraldinës në emisionin që do të transmetohet të dielën.