Salla e provave të DWTS duket se nuk është më vetëm një sallë provash, por edhe një ‘dhomë rrëfimi’, ku konkurentët tregojnë më shumë për veten, bëjnë thashetheme për kolegët e tyre dhe ‘qajnë hallet’.
I radhës në prova ka qenë këngëtari Sardi Strugaj me partneren e tij Erisën, ku kjo e fundit e ka ngacmuar pak më tepër lidhur me këngën e famshme “A ja thashë”.
Sardi ka zbuluar se kënga është një dedikim për ish-in e tij, të cilës ia ka treguar këngën dhe ajo ka qarë kur e ka dëgjuar. Gjithashtu këngëtari ka treguar se teksti i këngës është ndryshuar, pasi kur e ka shkruar në fillim këngë ka qenë në një marrëdhënie me vajzën në fjalë, ndërsa kënga është publikuar pas ndarjes, me tekst të ndryshuar.
Po ua lemë këngën këtu, që të kuptoni pak më shumë për historinë e Sardit me vajzën misterioze mes rreshtave të këngës.