Ju kujtohet në një nga primet e BBV, kur Zhaklin Lekatari e quajti Oltën një “primadonna” dhe më pas Olta e përdorte vazhdimisht nëpër shtëpi si batutë?!
E dimë që ju kujtohet!!
Por me sa duket, Olta rolin e “primadonnës” ,do t’a luajë edhe në filmin me Luizin dhe këtë na e zbuloi vet Luizi.
I pyetur në një intervistë për filmin “Në kuadër të dashurisë”, Luizi tha se përsa i përket rolit të tij, do të jetë një djalë i thjeshtë që bën një punë normale, kurse nusja (Olta) dhe familja e saj janë të ashtuquajtur familje elitë,model. Ai u shpreh se pikërisht kjo mosbarazi do e çojë atë drejt ndarjes, pas shumë e shumë debatesh të vazhdueshme, copëza nga të cilat i kemi parë edhe te faqja në Instagram e Top-Channel Films, ku vazhdimisht hidhen disa fjali të shkëputura nga dialogët e personazheve, në formë citimesh.