Ky koment i Oltës për peshën e Ronaldo Sharkës dhe dëshirën e tij për të ngrënë nuk nisi në “Dance With Me”, ku Ronaldo është konkurrent dhe Olta anëtare jurie.
Nëse kthehemi pas disa muaj më parë, brenda “Big Brother VIP 2”, dy ish-konkurrentët patën një debat me njëri-tjetrin, pasi Olta komentoi dëshirën e Ronaldos për ushqimin.
“Mos u tall, të të vijë turp”- i tha Ronaldo asokohe por Olta nuk nxorri mësim nga hera e parë.
Ndaj, kësaj here moderatori ka reaguar me një postim në Instagram, ku ka bashkuar këto dy momente ndërsa krahas videos shkruan:
“Olta, gruaja e cila ka fobi nga njerezit qe duan e dashurojne ushqimin dhe qe kane ca KG te teperta!”
Por, nuk është ndalur me kaq. Ronaldo ka vazhduar edhe në Instastory me të njëjtën temë ku shkruan:
“Kam një pyetje! Shumë prindër vuajnë nga fakti që kanë femijë mbipeshë, dhe janë në luftë të përditshme me bullizimin. Si ndihen ato vallë kur dëgjojnë një Olta në ekran që tallet me “mbipeshen”?
Në fakt ky moment është shkëputur nga BB, ndërsa momenti tjetër nga e premtja e kaluar, ndërsa Ronaldo zgjodhi t’a sjellë këtë të premte në vëmendjen e publikut. A ka pasur ndonjë debat gjatë javës mes Oltës dhe Ronaldos apo Ronaldo zgjodhi këtë mënyrë për të marrë vëmendjen e kësaj puntate të DWTS?! Kjo mbetet për t’u parë sot në puntatën e tretë të DWTS në mbrëmje…